Tuesday, November 19, 2013

Lori”: “Më vjen mirë që klipi i ri komentohet edhe për BIO”

Në Kosovë komentohet si këngëtarja capkëne e estradës shqiptare. Kjo është këngëtarja Loreta Kacka, apo sic njihet në muzikë vetëm si Lori. Ajo ka sjellë këto ditë një klip me plot ngjyra të realizuar ditë më parë në Tiranë nga produksioni “Max Productions” që mban titullin “Neve po na rrihet”. Në programin ‘Mix-Max’ Lori ka treguar mes tjerash se ndjehet mirë kur kjo video ka marrë komente të ndryshme e pozitive. “Më behet qejfi kur duke ditur që klipi ka vende dhe produkte të vendin tonë, sidomos fshatit me plot perime, fruta e bylmete, është komentuar si një video BIO, dhe gëzohem kur më thonë se ‘Lori të lumtë se i ke dhënë shumë rëndësi me këtë video edhe femrës që jeton në fshat dhe është e lumtur dhe e bukur dhe punëtore’ ..Gëzohem shumë për këtë”. Por biondina simpatike e skenës ka treguar se nëpër dasma ku ajo këndon i bie në sy fustani i bukur i nusërisë, dhe i pyetur nga gazetari ynë në këtë program se nëse ajo ka menduar se di do të jetë fustani i saj i bardhë ajo është ndjerë pak në siklet pasi mundohet të imagjinojë, apo sic na tha ‘jo më mirë është të mos e mendojë se do të duhet një shumë e madhe e parave’. Ndërsa këto ditë Lori do të sjellë edhe disa këngë të reja, mes tjerash edhe një duet shumë interesant me një artist që këndon në Dipasorë. ./Maksim Gjokaj/

Dafina Zeqiri nga Amerika kthehet me flokë Pink


Kur të gjithë presin që këngëtarja Dafina Zeqiri të kthehet nga Ameikë me ndonjë projekt të ri, apo këngën që mendohet se është bërë tashmë edhe në versionit anglish, ku flitet është një ‘diss’ për kolegët e saj, ajo na shfaqet ndryshe. Ja ku po vjen Dafina me look të ri, me flokë pink, që të japin më shumë përshtypje se janë një palë paruke se sa të vetat, gjithsesi duket shumë seksi. Ajo këto foto mësojmë se i ka realizuar në Neë York, ku vazhdon të qëndrojë ende atje, madje deri tani në programet festive të produksioneve të ndryshme filmike dhe televizive nuk ka marrë pjesë askund. Por janë vetëm këto foto në këtë stil, apo janë të shkëputur nga video më e re, pritet të shihet pasi ajo është një nga këngëtaret e befasive. ./Maksim Gjokaj/


Monday, November 18, 2013

Rita kolabon, dërgohet në spital (Foto)




Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka kolabuar gjatë një sesioni fotografik në Miami dhe është dërguar në spital me një autoambulancë.
Fotografët kanë treguar se 22-vjeçarja është bartur nga një personel i emergjencës deri në autoambulancë pasi i kishte rënë të fikët.
Mjeku i Ritës, David Farcy, ka thënë për TMZ se këngëtarja është

trajtuar në spital për rraskapitje dhe dehidrim.
Më pas ajo është lëshuar nga spitali dhe mjeku i saj thotë se është në

gjendje të mirë.

Sunday, November 17, 2013

Tumori në kokë rrezikon jetën e 13-vjeçares


Familja Krasniqi përjeton vuajtje të mëdha në kohën e lirisë
Muzaferi ka harruar se çka është buzëqeshja
Prindi i vajzës Mirlindës, dikur ushtar i lirisë, është dorëzuar nga pamundësia për t’i ndihmuar të bijës. Ai s’ka fuqi ta ndihmojë as gjysmën e shpirtit të tij vajzën Mirlindën 13-vjeçare, e cila vuan nga tumori në kokë
Nëse të gjithë do të ishin të lumtur, janë dy njerëz që nuk u teren sytë. Rruga e lotëve nëpër fytyrën e tyre ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Ata kanë harruar buzëqeshjen; gëzimin s’e njohin më dhe as që mund ta kujtojnë lumturinë. Janë këta dy njerëz që dikur Kosovës dhe popullit i ndihmuan me gjithçka që patën; burri qe në front të luftojnë armikun e një populli, ndërsa gruaja pranoi që të jetojë vetëm me fëmijët. Ndërsa sot, të gjunjëzuar para Zotit, ata s’kanë fuqi të ndihmojnë as gjysmën e shpirtit të tyre, vajzën e tyre Mirlindën 13-vjeçare, e cila vuan nga tumori në kokë.
Dikur qaja për lirinë, tani për vajzën
Vetëm po ta shikosh fytyrën e Muzafer Krasniqit nga fshati Kaçanik i Vjetër, do të të duket se shekuj vuajtjesh kanë kaluar mbi supet e tij. Gjithë rëndesën e shpirtit atij ia ka dhënë sëmundja e vajzës 13-vjeçare Mirlindës, e cila që nga maji po lufton me tumorin në kokë. Dikur ushtar i zellshëm në radhët e UÇK-së në luftë për liri, Muzaferi nuk u dorëzua kurrë para armikut, por luftoi ballëhapur në vijën e parë të frontit. Por, sot koha ka ndryshuar. Atë sot e gjunjëzoi dhe e detyroi të dorëzohet sëmundja e vajzës dhe kushtet e rënda ekonomike. Edhe vetë Muzaferi thotë se si pjesëtar UÇK-së asnjëherë nuk u zmbraps nga fronti i luftës me regjimin serb, por tani që vajza e tij 13-vjeçare po lufton tumorin në kokë, është dorëzuar dhe nuk është i sigurt se do t’ia dalë mbanë për ta ndihmuar Mirlindën, që ajo të dalë fituese ndaj sëmundjes. Ai ndihet tepër i zhgënjyer si prind dhe luftëtar, nga që për shkak të kushteve ekonomike, sot edhe pas 13 vjet lirie, nuk po mund t’i vazhdojë përpjekjet më tutje në luftën e dytë për të, luftën kundër tumorit në kokë që ka vogëlushja e tij. "Lajmin e kemi përjetuar shumë keq. Më erdhi shumë papritur. Nuk mundem as ta përshkruaj si jam ndier atë natë. Kam qenë krejt i hutuar dhe i përhumbur, sepse gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte se nuk kam mundësi për ta shëruar vajzën dhe vetëm do të më duhet ta shoh duke vuajtur për çdo ditë”, tregon Muzaferi. Ndihma sociale që merr Muzaferi nuk është e mjaftueshme as për sigurimin kushteve elementare për jetë, e lëre më për trajtimin e një sëmundjeje siç është tumori. Sipas tij, është e pamundur që me një ndihmë sociale t'u bëhet ballë shpenzimeve për terapinë që vajza e vetme e tij duhet ta marrë në spitalin e Prishtinës. Përveç kostos së terapisë, ai duhet të udhëtojë me autotaxi nga Kaçaniku i Vjetër deri në Spitalin e Prishtinës, ku vajza merr terapinë e saj.
Jetë me 100 euro në muaj
Muzaferi merr vetëm 100 euro në muaj. Këto mjete i merr si ndihmë sociale. “Njëqind euro i marr si ndihmë sociale, ndërsa terapitë e vajzës kushtojnë nga 500 deri në 600 euro në muaj. Tri herë në javë i ka vetëm kontrollet, por mund të ketë edhe më shumë, sepse nëse nuk i del gjaku mirë, duhet të qëndrojë me javë në spital”, thotë Muzaferi. Por, ajo që e frikëson më së shumti Muzaferin është rreziku që i kanoset jetës së vajzës nga kjo sëmundje dreqi. “E di që jeta do t’i rrezikohet nëse nuk e dërgojmë në terapi, e për këtë më nuk kam as mjete. Ndoshta edhe një herë mund ta dërgoj duke kërkuar ndihmë, po jo më tepër. Nuk kam..., mu...", ishin fjalët e fundit të Muzaferit, që u mbytën nga lotët. Ndërsa e ëma e vajzës, Afërdita, shpjegon se duhet të kujdeset edhe për tre fëmijët e tjerë. Ajo thotë se mendja i rri vetëm te Mirlinda e shtrirë. Si nënë, ajo thotë se e ka tepër të vështirë që së paku një herë në ditë ta marrë përdore vajzën e saj 13-vjeçare, e të dalë për shëtitje nëpër oborr. "Kam qejf ta marr përdore, por nuk mund të ecë. Nuk është e sigurt, e ka humbur besimin, është dobësuar tepër shumë. Derisa unë punoj gjëra të tjera në shtëpi, nuk jam aspak e vëmendshme, sepse gjithherë mendoj për vajzën. Nuk kam vullnet më... Fëmijët e tjerë i shoh..., dhe Mirlinda ma kall shpirtin. Mundohem të kujdesem edhe për ata, por gjithherë mendja më rri tek Mirlinda", shpjegon nëna e Mirlindës, që vazhdimisht mbytej në lot. Në lidhje me rastin e tyre, familja Krasniqi kërkon nga shpirtbardhët e zemërmirët që ta ndihmojnë Mirlindën për ta luftuar tumorin. Si kompensim për ndihmën e tyre, ata luten që Zoti kurrë të mos sprovojë asnjë prind ta përjetojë atë që po përjetojnë këta.
100
euro në muaj është shuma me të cilën jeton kjo familje.

Samir Gërvalla dhe Mus Karrica, pronarët e diskos më të madhe shqiptare



Keni dëgjuar besoj për organizimet dhe atmosfera fantastike që bëhet 


në Diasporë, e konkretisht në diskon ‘Enjoy’ në Stuttgart. E pikërisht 

aty ku këndojnë emrat më të njohur të skenës shqiptare, 
dhe ku shqiptarët që jetojnë atje zgjedhin këtë vend fantastik, pas e 

gjithë kësaj punë madhshtore fshihen dy shqiptarët me origjinë nga 

Kosova, Samir Gërvalla dhe Mus Karrica. Djemtë artdashës dhe të 

palodhur mundohen që të sjellin muzikën e bukur shqiptare dhe 
atmosferën më të mirë atdhetare falë bashkëpunimeve që ata kanë me 

artisttë më ‘in’ shqiptarë. Në diskon ‘Enjoy’ që në momentin që 

njoftohet se cili këngëtar do të jetë i pranishëm dhe datën se kur, 

nisin rezervimet nga të katër anët ku jetojnë shqiptarët, pasi janë të 

sigurt se aty adrenalina është në maksimum. Ne mësojmë se për festën e 

Pavarësisë së Shqipërisë Samiri dhe Musa kanë menduar
 të sjellin për të pranishmit të cilët do të jenë të shumtë që të 

argëtohen nën shoqërinë e këngëtarëve më të njohur Elvana Gjata, Gena, 

Bajram Gigolli, një show-mbrëmje që do të mbahet në këtë disko të 

famshme më 30 nëntor./Maksim Gjokaj/

Saturday, November 16, 2013

Neki Emra sjell këngën e tij më të mirë



“Është një nga këngët më të mira deri tani që e kam punuar të them,

kështu besoj unë. Shpresoj që edhe adhuruesve të mi ti pëlqejë”-Kështu

ka treguar për ne këngëtari i njohur Neki Emra, i cili I është

referuar këngës më të re që e promovo nesër me një video që do të jetë

si film, xhiruar nga produksioni “Asha”. Ne mësojmë se skenari i

videos është shumë emocional, dhe do të jetë një metrazh i filmit të

shkurtër, pasi në këtë spot janë angazhuar dy aktorë profesionistë të

momentit më të mirët në Kosovë, sic është Dafina Berisha (Motra e

këngëtares Adelina Berisha) dhe Muhamed Arifi, të cilët kanë krijuar

një aktrim të fortë në video duke rritur kështu nisevin e tij. Kënga

mban titullin “Në dhimbje mbete ti” me orkestrim nga Florent Boshnjaku

dhe me tekst të vetë Nekit. Por si do të jetë ragimi i publikut, këtë

gjë e pret me padurim edhe vetë artisti, i cili gjithmonë ka ditur të

sjellë këngë dhe klipe shumë intersante që janë kthyer në më të

shikuarat dhe të dëgjuarat./Maksim Gjokaj/

Thursday, November 14, 2013

Besar Shala, nga sfilatat e Milanos në një hair-artist në Kosovë


Simpatik dhe me plot fantazi për pasionin e tij. Kjo është përshtypja e parë që të lë kur takon djaloshim me emrin Besar Shala, i sapo ardhur nga Italia ku e ka lënë ka kohë fushën e sfilatave, por për të qëndruar afër tyre tashmë si një Hair-Artist. Kur ne e pyesim se cila është arsyeja që e ka lënë modelizimin, ai ka shumë shpejt këtë shprehje si përgjigje “Thjesht u koncetrova te flokët më shumë”. Ai ka lindur në Prishtinë por për 15 vite ka jetuar në Itali, dhe ka 10 vjet që ushtron profesionin e parukierit duke qenë një djalosh që e duan të gjithë madje edhe personat VIP, ai shpesh herë ka stilar për evente të ndryshme flokët e Nina Senicar, një shoë girls shumë e njohur në Itali e shumë të tjerë. Besi sic e njohit të gjithë ka dalë nga një nga shkollat më të mira që quhet “La Paragina”, ku ka studiuar për këtë profesion 4 vjet,  ndërsa sapo ka hapur si fillim një sallon në Prizren me emrin “Besi Hair&Make Up Stuudio”, dhe ku puna e tij ka nisur të nuhatet shumë edhe nga emrat Vip të skenës shqiptare. Me siguri pasioni i tij i madh do të shihet edhe në vazhdim pasi ai në vendlindje vjen për të treguar me punën e tij edhe stilime fokësh dhe gjëra të reja këtu, e një frizer artist të mirë si ky e me eksperincë të modës italiane do të jetë shumë i nevojshëm në Kosovë./ Maksim Gjokaj/